Porta e dashurisë

Kultura

Porta e dashurisë

Nga: Elisabeta Xhaferaj Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:07
Elisabeta Xhaferaj

Sa porta në jetë kam hapur

Kam mbyllur, shtyrë, përplasur

Ankimin e tyre e kam dëgjuar

Mallin e dhimbjen kam qasur

Në cep të syrit si një lot
 

Kam ikur larg e jam kthyer

Natën kam dal e kam hyrë

Brenda tyre kam defryer

Jashtë kam qarë e mallëngjyer

Kur nuk i hapja me dot
 

Por mirë e dija se mbrapa një porte

Një zemër më priste e një më harronte

Një tjetër humbiste në ëndërrime

Të kthehesha prapë shpresonte

E gjunjëzuar lutesh në Zot
 

Me porta kam lozur që nga fëmijëria

Sa herë bëja gol, shënoja një pikë

Por portën që më hapi dashuria

Hyra e nuk dola me, kisha frikë

Se do të pendohesha edhe sot.
 

Kohë e largtë
 

Sa herë prania jote  me ka joshur,

Kur çdo mëngjes shiheshim në sy,

Buzëqeshjet rrugës s'kishin të sosur,

E thellë sa deti dashuria për ty.
 

Vitet kaluan,mbeten veç kujtimet,

me shpresë e ëndërra gjithnjë lëkundur,

Sa shpejt fluturoi rinia ime dhe jote,

Te mbytur në punë, ditë natë e humbur.

 

Jetën me ty  ndryshe e desha,

Atje ku zëri yt me erën tingëllonte,

Fushave ku qylymin e pranvera shtronte,

Ku dora mbi zemër, rrahjet dëgjonte.

 

Sa vite ikën ndër të tjerat vende,

U larguam me dhembje në kohë të rinisë,

Sa vargje i thura për ty me éndje,

Për ndjenjën më të bukur të dashurisë.
 

I ruajta vargjet në shpirtin e thyer,

Ta shuaja etjen si plasaritjet e tokes se gjore,

Zemrën me litar e lidha nyje,

Që të mos përplasej mureve në krahëror.
 

Dhe tani me vete gjithnjë të kujtoj,

Dhembjet në vargje i kam kthyer,

Me mallin tim do të përqafoi,

Me mallin tënd çdo ditë jam ushqyer.
 

Dashurit e jetes, kujtime plot lot,

Mbetën larg hapsirave në fluturim,

Sa ëndërra u larguan qiejve në këte bot

Humben horizonteve e vendeve pa kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat