Me muaj të tërë nuk flasin
As me sy nuk shikohen
Kur janë pyetje seancat
As aty te nuk takohen
Disa mendjen kah pitja
Të tjerët te lakrori me presh
Pozitë dhe opozitë me vite
Kurrë nuk u morën vesh
Femrat veshur me elegancë
Burrat me fytyra të rruara
Parlamenti i ditëve të sotme
Seancat më të turprëruara
Në seanca parlamentare
Gjithnjë karriga të lira
Pyetje për parlamentarët
A do të vijnë ditë të mira