Minxhozi: Nexhmije Pagarusha është ikona e muzikës shqiptare

Kultura

Minxhozi: Nexhmije Pagarusha është ikona e muzikës shqiptare

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:13
Qemal Minxhozi

Sot në Pagarushë të Malishevës, u përurua busti i Bilbilit të Kosovës, mbretëreshës së këngës shqipe, apo primadonës së melosit popullor shqiptar, Nexhmije Pagarushës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare.

“Iniciator për ndërtimin e këtij busti, ishte ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, ndërsa donator kryesor ishte mërgimtari Enver Kryeziu, për të vazhduar me përkrahjen e pakursyer të mërgatës sonë, të komunës dhe në fund për t’u punuar ky bust nga duart e skulptorit Agon Qosa”, tha Kastrati.

Ai foli edhe për jehonën dhe vlerat e këngëve të kënduara nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, vlera të cilat bënë muzika shqipe dhe zëri i saj, të marrin përmasa botërore.

Edhe ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij, foli për takimet që kishte me “Mbretëreshën e muzikës shqiptare”, Nexhmije Pagarusha, për dashurinë që ajo kishte për vendlindjen.

“Ne sot, e vizituan Pagarushën, së bashku me Nexhmijen, tashmë në bronz. Nexhmija është ikona e muzikës shqiptare, që artin shqiptar e bëri t’i njohur në gjithë botën”, ka thënë mes tjerash ambasadori Minxhozi në fjalën e rastit.

Ndryshe, në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e kryetaritKastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, personalitete të kulturës e artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë të shumtë, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime te varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat