Fillikat buzë Drinit të lashtë
Vetëtimë në kupë të qiellit
Po fus duart valë më valë
Tej në hone e kall frikën
Ja prek eshtrat Dedë Gjon Lulit
Dorë për dore me Atë Gjergj Fishtën.
E thuroj në gjoks mallkimin
me fjalë zemre e të zotit
kush kërkoi me i dhanë harrimin
I ri varrosi dy kolosë të kombit
Dedë Gjon Lulin trimin me namë
At Gjergj Fishtën, Homerin tonë!