Kënga e fatit të atdheut

Kultura

Kënga e fatit të atdheut

Nga: Atdhe Gec Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:26
Atdhe Gec

Në atdheun  tim  të  ndarë dhe të copëtuar
një  ëndërr në ëndërr  shtrihet  dhe zgjatet
një  ëndërr  në ëndërr  i  jep krah shpresës
një  ëndërr  në  ëndërr  i  shtohet  flamurit

Iliri, brenda vetes ti je toka, dheu i bukës e
i  frutave, lumenjve  herak  dhe  i  detnave
je shqiponjë e kësaj natyre të mahnitshme
je gjuha e nënës dhe  vendlindja perëndive

Mirë bëjmë  të  ngrejmë  flamunrin e Ilirisë
në çdo pëllëmbë toke të  Shqipërisë  etnike
dhe së bashku si një  grusht  të  veprojmë
për të sotmen, të kaluarën dhe të ardhmen

Iliri, tepër gjatë e kemi fshehur emrin tënd
tepër gjatë  jemi përgjakur që të çlirohemi
çasti është diellin ta ngremë me duart tona
atdheu na thërret, t´ ia kthejmë emrin Iliri

S´njoh vetëdije më të lartë s´e të bashkuar
s´njoh realitet më të lartësuar se sa atdhe
o tokë dardane  ku  unë  jam  lindur e rritur
me forcën e gjuhës e të  gjakut  të  këndoj!

Fol  tokë  naimiane  e  dardanëve  të Ilirisë
fol tokë barletiane e fishtiane e tërë Atdheut
kohë e së vërtetës së  ëndrruar  ka  ardhur
i dremitur jam, po gjumë nuk  kam  në  sy!

Iliri e atdheut  nuk  shterron  me  pranvera
nesër  do  të  ketë stuhi, nëpër të duhet të
kalojmë! Kosovë, ky  shkrim  më  vjen nga
zemra e shpirti! Atdhe, ti  je dashuria jonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat