Lojë djajësh po luhet si në teatër
Si me ia grabitë njëri-tjetrit qiellin,
Dhe diellit me ia vërbuar optikën
Tokës ia shtojmë peshën që shkelim…
Rrënqethje gjerë n’palcë t’ashtit shkon
Rreth e rrotull djegin mortajat e zjarrta,
Jeta si leckë hudhët në nishan e merr hak
Nga plagët e mbyllura prapë rrjedh gjak.
Pa një pikë turpi shekullit i përbaltim fytyrën
Kjo racë mendje lehtë që qenjën e vet e rrënon,
Me këto lojra në mes zjarrit e tymit rrethuar
Ç’menduri, dikush e mallkon e tjetri e lakmon!...