BiznIsmeni i thinjur plak
i vëri vetës detyrë
Të mësonte internetin
Mos të rrinte kot në zyrë
Vërtet mësoi goxha
Kopi paste dhe restore
Madje edhe fejsbuku
I shkonte mirë për dore
Postonte shumë foto
Besa edhe publikime
Vërshonin komentet
Edhe shumë pëlqime
Më pas zu të dërgojë
Fotografi me lule e zemra
Dëshirë të madhe kishte
Të krijonte shoqëri me ferma
Llafoste dhe me gojë
Nuk i mjaftonin shkrimet
Pastaj ndryshoi “ lojën”
I rezervonte takimet
Gjersa një ditë prej dite
Në vend të një mikeshe
I doli në takimin e pritur
Një djalë, ngritës peshe
Kursistit të internetit
I shkoi puna huq
Nga zori ndërroi emrin
Bëri profilin me kapuq?!....