Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” është pasuruar me 17 tituj librash nga korpusi i librave të diplomatit të shquar shqiptar, Prof. Dr. Shaban Murati.
Në një postim në profilin e tij në Facebook profesor Murati ka njoftuar se është takuar me drejtorin e Bibliotekës kombëtare, Fazli Gajrakun, me ç’rast është bërë edhe dhurimi i librave.
Lexuesit e interesuar dhe studiuesit e Ballkanit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare munden tani t'i shfrytëzojnë këto libra në Prishtinë.
Njoftimi i plotë nga Prof. Dr. Shaban Murati:
Për lexuesit dhe studiuesit në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani" të Kosovës, z. Fazli Gajraku. Me këtë rast i dhurova Bibliotekës Kombëtare të Kosovës 17 tituj nga korpusi i librave të mi, të cilat tani janë në fondin e asaj biblioteke.
Lexuesit e interesuar dhe studiuesit e Ballkanit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare munden tani t'i shfrytëzojnë këto libra në Prishtinë.
Gjithashtu në takimin, që pata me zëvendësministrin e jashtëm të Kosovës, z. Kreshnik Ahmeti, i dhurova bibliotekës së asaj ministrie 11 tituj të librave të mi në dispozicion të diplomatëve.