Flet pesëshja evropiane
Si përpara me dy plane:
“Zajenica” vjen së pari
Ndërsa njohja pas pazari.
Pas pazarit ja meseleja
Sikur dhia edhe delja,
Kjo e para bishtpërpjetë
Kur bie shiu e ulë vetë.
Sa na zgjat rrena sllave
Sikur gjella e një jave,
Që humb shije e aromë
E të joshë vetëm kromë.
Tani zgjedhjet ka në prag
I kanë hyrë ethet në bark,
Ka nevojë për bisedime
Në fushatën me premtime.
Për t’u ngjitur gjithsesi
Me radikalët n’Qeveri.
Provon të sjell si dikur
Një sistem me diktaturë.
Dhe Evropa rrapa tapa
Dy liderët kokën prapa,
I pranon me shumë ters
Ngase janë kontravers!
Nuk ju pret sëpata drejt
Aq më pak në një vend,
Për t’i mbajtur të stresuar
Ballkanasit ëndërr zgjuar!