Më prit toka ime
Se shpejtë do të vi
Dua të më marrësh në gji,
Të ti kam paqe, kam qetësi
Oj toka ime,tokë Dardane e vjetër,
Vetëm ti m’i ruan eshtrat
Vetëm ti e askush tjetër .
E te koka një gur të lashtë arbërie
Te varri nën hije
Aty në gur, në epitafin tim,
Dua vetëm një shqiponjë n’gur gravuar
Asgjë tjetër nuk dua as nuk kërkoj
Dheu yt, mëmëdhe, do më mjaftoj
Duke pritur hënën
Muzgu me tisin e zi pllakosi
Dhe mbuloi qytetin e përhirt
E rrapëtimat e zhurmshme të ditës
ndaluan dhe u ndanë nga kjo ditë.
Sodis qytetin e errësuar
Nga ballkoni shikoj anembanë,
E hëna është duke u vonuar
Dhe sonte nuk ndriçon, diku rri dhe qan.
Një natë e rëndë, e errët pa fund
Më zë frymën edhe këtu në tarracë
malli për vendlindjen në zemër që kam
më shtrëngon në gjoks dhe mbetem pa fjalë.
Dil moj Hënë e ndritur, mos rënko dhe ti
Ndriço dhe zemrën time dhe afshin ma pusho,
Do çmallem me ty dhe e të llafosim pak
E me dritën tënde ndriçoma këtë natë kudo.
Hije e mallkuar
Vërdallisesh, kur sillesh rreth meje
Vringëllon, furishëm zhurma e jote,
me flatrat drithërimthi
ma ngacmon trurin
dhe më nxit muzën time
të fjetur kaherë.
Zëra tingujsh me melodi të shfrenuar
Dëgjohen nga largësia
Dhe fishkëllimë në mua
Si echo
Vjen nga labirinthi
I koridoreve të shpirtit
E si sirenë më del para sysh
në duar mban llambën e Alaudinit
Për të gënjyer botën që të rrethon
Ma turbullon mendjen
Si në agoni t’shikoj, edhe pse nuk shihesh mirë
Hije e mallkuar, e humbur në errësirë
T’kërkova aty ku s'je
Të kërkova aty ku s’je
Të kërkova aty ku kërkimi mbaron
Të kërkova aty ku nuk ishe
Edhe atje ku diellin lind e nuk perëndon
Të kërkova aty ku dikur hapëroje pa fund
Skutave të djegura nga dielli
Por stë gjeta askund
Të kërkova mes freskisë së erës
Të kërkova mes gjetheve shushutitëse
Të kërkova livadheve e luleve të celura
Nga aroma e tyre dehur, shtanga në pritje
Nuk do ik, këtu jam denbabaden
Nuk ju lë, se mes jush shpirti m’flen
Edhe pse shumë kohë heshtur
Ama mes ju kam ndenjur
Mes bjeshkve plot rrudha shekullore
e maleve heroike, si lis do rri
Si dëbora në bjeshkë,
plisin mbaj me krenari
Mes fushave të blerta
Ku bariu kullotë bagëtinë
Mes fushave me gjak skuqura
Do rri e këndoj trimërinë
Mes lulëkuqeve si dëshmi
Që shtrihen deri të ëma Shqipëri
Në barin si tepih shtruar me shumë dashni
Kam qenë, jam e do mbetem, për Ty Arbëri