Pellazgia jeton te të gjithë shqiptarët
është gjak Shqipërie në trojet Ilirisë
në shqip shkruanin pellazgë-arbëror
në shqip shkruante edhe Homeri ynë.
Nuk ka një gjuhë tjetër perëndie, si
shqipja jonë, si gjaku i saj gjuhësor
si dielli ynë dhe hëna shkëlqimtare
si katër mollat e kuqe të Shqipërisë.
Ashtu si era që ndryshon drejtimin
ashtu dhe shumë kahe vetndryshojnë
ç´bën historia nëse ne nuk veprojmë,
Atdheu na thërret të thërritemi, Iliri!
Jam në Kodër të Brijës në Roganë
ndryshimi kufirit s ́është i pamundur
të kaluarën e keqe ne po e shembim,
qëllimi ynë kurrë s ́ka qenë më afër!
Atdhe i të gjithë shqiptarëve,lëviz
merrja tokat tona grekut edhe serbit
marsho udhës së popullit, hap rrugë
kombi të thërret me emrin e vet, Iliri!...
Atdhe Geci - Roganë, 2023