Qoftë mallkuar ai bir shqiptari,
që flet n'gjuhë t'huaj pa nevojë!
I madhërishmi na'i dhuroj,
atë Perëndia do ta ndëshkojë!
Qiltërsi mori Bota,
me Atamin njeriun e parë!
I dha mendje edhe gjuhë,
për t'menduar n’Tokë për t’ardhë!
Nga mirësia e Perëndisë,
u krijuan dy gjni!
Për t'lehtësuar jetën e tyre,
ju la gjuhēn pellazgji!...
Pas përmbytjeve erdhi Thoti,
me njerëz për ta ringjallë Botën!
Me shtatë parimet e tij,
i dha njerëzisë ndriçim për Tokën!...
Me gjuhë pellazgo-shqipe,
ndriçon moti për njerëzinë!
Me këtë gjuhë profetike,
hapët rrugët prapë për lirinë!...