Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Sokoli në Prizren

Kultura

Restaurohet shtëpia tradicionale e familjes Sokoli në Prizren

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:46
Shtëpia tradicionale e familjes Sokoli në Prizren

Është kryer restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Sokoli në Prizren.

Këtë lajm e ka dhënë ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Shtëpia e familjes Sokoli që ndodhet në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, konsiderohet pasuri e trashëgimisë kulturore.

Asaj i është ri-konstruktuar çatia, fasada dhe i është bërë trajtimi i strukturës së dyshemesë së meskateve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat