Piktura e vitit 1932 nga Pablo Picasso, “Femme à la montre”, është shitur për 139.3 milionë dollarë të mërkurën në mbrëmje, në “Sotheby’s” në Nju Jork.
Kjo u bë pjesa e dytë më e shtrenjtë e artistit për t’u shitur në ankand pas “Les femmes d’Alger”, e cila është shitur për 179 milionë dollarë në Christie’s New York në 2015.
Vlerësuar “me tepër” prej 120 milionë dollarësh, vepra përshkruan të dashurën e Picasso-s, Marie-Thérèse Walter të veshur me një orë dore.
Kjo pikturë ka mposhtur fuqishëm rekordin e mëparshëm të artistit për vendin e dytë, portretin e vitit 1905 të një vajze të re, Fillette à la corbeille fleurie, e cila u shit në 2018 për 115 milionë dollarë si pjesë e shitjes së pasurive të David Rockefeller në Christie’s.
Megjithëse “Femme à la montre” nuk ka vendosur një rekord të ri ankandi për artistin, vepra ka të ngjarë të jetë vepra arti më e shtrenjtë për t’u shitur në ankandet e nëntorit të këtij viti në Nju Jork, raporton bnnbloomberg.ca.
Arti me vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë do të dalë në blloqet e ankandeve gjatë një javë e gjysmë të ardhshme.