Pse ia shëmton bukurinë qenjës tënde
Je bërë bishë mbi bishë e i pa ngimur,
Shpirti guri, që s’mundet me u përtëri
Ku e gjejmë gjasimin tonë o, njeri?...
Pasardhësit kërkojnë bukë, duan qetësi
Ëndërrat u vidhen e u ndrydhen n’gjumë,
Si qirinjë të zhveshur rrëzohen për tokë
Cicërima e tyre e penalizon këtë botë.
Pse etje e uri sundojnë e ti je vetë fryti
Pse je aq mizor o, njeri i dejur i pa ngopur,
Je shpikës i vërbuar, apo një përpilitës i kotë
Kur çdo arritje e kthe në përmbytje këtë botë.