Oportunisti ish komunist
Vjen i heshtur n’demokraci,
Nuk i shteret kurrë durimi
Për të punuar në fshehtësi.
I pëlqen mënyrë e sjelljes
Gojëkyçur, veshët n’shesh,
Porsi hije e zezë e natës
E gjen rrotull midis nesh.
Në fushata e në mbledhje
Me do Lista të përgjimit,
Duke humb’ si shurrë pule
Nëpër kthinat e shërbimit.
Sjellja e tij prej heshtaku
Sa qyqare, po aq e mjerë,
Në dëm t’popullit e Atdheut
Të ngjallë krupë edhe vrer.
Nuk e ngopi dot lakmia
Për të qenë sa herë i parë,
Vjen një ditë e i bënë roje
Një flamur i zi mbi varr!