Gruaja është shtylla e shtëpisë
Qelësi i parajsës së dashurisë,
Natyra e saj i gjason vetëm hënës
Me epitetin e ëmbël të nënës.
Ah, burri i saj si një bujk i egër…
Që lavron e mbjell arën rënore,
Si kallëzit e grurit fëmijët rreze-dielli
I ngjajnë konakut të bardhë kërmilli.
Gruaja dhe burri janë dy faqe medaloni
Fëmijët si zogjtë i rrisin flatrat shpejtë,
Është kohë deheje dhe e turbull me valë
Shqetësim i timonierit rrugëve pa fanar.