Ata të cilët nuk i nderojnë çlirimtarët e luftëtarët tanë
Nuk i dojnë dëshmorët, si çmojnë e respektojnë
Dhe nuk i ndëgjojnë prindërit e tyre, atë e ëmë
Tjetërsohen tërsisht e kalojnë në tjetër anë
Kanë thënë:
Mbroje komb, shtet, flamur e vatan
Duaje gjuhen, simbolet, zakonet, adetet
Me ëmblemën, himnin e shtetin tënd
Kanë thënë:
Çmoje, duaje arsim e kulturë, mos e harro kurrë
Ndërsa dijen e shkollën, mos e le menjanë
Dhe njohe vetën, veshjen, gjenin e njeriun tënd
Kanë thënë:
Mos puno e mos lufto për tjetër kan
por kujdesu për popullin e vendin tan
Duaje Shqiptarinë bashkë, me Shqipëri e Kosovë
Të Bashkuar në një shtet, Prishtinë e Tiranë
Kanë thënë:
Mos i përqani, injoroni e mos i ndryshoni
I leni ashtu menjanë, sikurse ata vet janë:
Të Krishter, Sinagog, as Musliman mos i sundoni
Sidhe mos i nënçmoni assesi yll, kryq e hënë
Por njihe ashtu si është: Zot e natyrë tamam
Kanë thënë :
Mos i shiqoni Kisha e Xhamia
Feja e Shqiptarëve është Shqiptaria
Dhe as mos vendosni perqe, assesi t’zezat shamia
Të rrini ashtu si u ka falur Zoti, pa mbuluar fytyra
shqiptare e origjinale, si është krijuar vet natyra
Kanë thënë, por edhe unë po them disa fjalë:
Kur të bëhet evidentimi e regjistrimi i popullsisë
Unë do të regjistohem pa hezitim si shqiptar
Ndërsa ju regjistrohuni ashtu si të doni...
Vetëm si është më mirë e më mbarë!
Kan thënë:
Edhe shumë e shumë gjëra të tjera...
Ku i kanë lënë pa i thënë, të fshehura menjanë...
Mirëpo këtu po e përfundoi, nuk po e zgjas më tepër
Po frigohem që po fyen ndonjë murlan e po i merr era
Dhe kështu bazike po e lëmë: Shumë e gjërat pa i thënë..!