N’veri po frynë e ngrinë
Kodra e minatorit valë,
E zhvish mintanin e metalt
Nëntoka djersët ia përpinë.
Shpesh fryn veriu,
Sjell plyma korbash,
Korba që lënë vragë
Esqepojnë plagë.
Dikund fara e djallit
Ka lidhë nyjen dredhë,
Mbi lëkurën e mitit qelbur
E ngatërroi vegëzën.
Për rreth hienat e uritura
E tundin bishtin vengër,
Akoma si në ëndërr
Në sytë e kontinentit verbër…