Unë, bija jote, Kosovë
dëshirat e heshtura i bërtita me zë
Ëndrrat e fjetura i zgjova
Si furtunë ndër shekuj
Vuajtjet t’i arnova
me copëza të shpirtit tim
Çdo rrudhë në ballë lule mbolla
Çdo plagë gjaku me lot e lava
E çdo lot gruaje me zjarrë delli e thava
Sa e sa shpërthime vullkanesh
me gjoks i ndala
Më mirë se kushdo tjetër
Të njoh Kosovë
Unë, bija jote.
Nga Brixhilda Dede
FENIKS
Nuk mundem të bëhem yll,
të vij tek ti.
Por,
shkreptimave të blusë së errët magjiplotë,
ja u dalloj shikimin,
arterie zemre kur therr.
Hënës, si lutem të më zbrazë hiroglife dashurie.
Trokitjet,
poreve të qënies ndiej.
Prekjen ajrit s' mund t'ja ndal tek shtrin gishtat lëmuar lëkurë.
Malli i gjallë,
shkrumbon, djeg.
Flatrave të shpirtit nuk mundem t' ju pres krahë,
S' jam hyjni.
Obilisqesh zemre të mbaj shtrënguar thellë,
Në fshehti.
Adhurues i perëndeshës së hirit femëror,
zjarr kozmik.
I tempullit të Heliopolisit, altar.
Ti më vdes e përsëri, ti më ringjall.
Brixhilda Dede @2023
*(FENIKS= simbol i dielliet e hyjnive )
KUR SHPIRTI ARRATISET
Ti u lumturove nëna ime,
Kur u largova nga zhurmat e dynjasë, ajo rrëmujë.
Brenda skutave të trupit më klithnin zëra,
dhimbje e largasës, derdhej në lotë pikëllim.
E unë, që kurrë s' isha larguar prej teje,
drithërima më ngrinin gjakun, sillnin trishtim.
Drejt botës së panjohur ikur.
Ti, mbetur i vetmi ngazëllim.
Rebelohesh, teksa ankthi gjezdis mendimeve.
Teksa ditët shuhen me heshtjen, bëhen hi.
Turbullohen qiejt, ajri ftohet,
Thika, shpojnë trupe në vetmi.
Fillikate kur mbetet nëna.
Një pjatë më tepër tryezës vë.
Mendimet ushqen me ëndra.
Vitet kalojnë në heshtje.
Vegimet, vijnë hije rënda.
Mu hëngrën ditët më të bukura.
Ditët e parrëfyera, më hapën plagë.
Përpiqem të përmbaj veten nga lodhja.
Si një qiell i zjarrtë buzëqeshur prej larg
E krisem,.. si shegë, pikoj gjak.
Ngadalshëm vjen hënë e kristaltë,
shpirtin dërguar në konak.
Kambanarja e zemrës kur nis kumbon
Yll bëhem, për ty shkëlqej prapë.
Gjatë flasim ëndrrash, sa gjatë.
Mos qaj nëna ime, sa jam gjallë.
Mes fluturimesh vij shpesh tek ti, të flas,..
Endrrën time, askush s' mund të ma vrasë.
Brixhilda Dede @ 2023
PA ATDHE
Në tokë a ajër,..ku të hedh hapin?!
Rrugët, zënë janë.
Këndvështrimi pritet përtej hapësirës, facës së murit ndalet.
Ku të psherëtij qasjen e dimrit.
Bubullima trokasin dyerve hapur.
Vetëtimat, gjarpërojnë, pushtojnë qiej si Perëndia e Satanait të ketë ardhur.
Glob jetësor, me zjarr përflakur si gjaku,
Zbrazmi ku të mundësh arteriet.
Ferri i tokës, qenka më i rëndë prej mëkati.
Para se të më largosh,
më jep pak gji të pij,
nga kombi im profeci.
Hirin, detesh hidhmani, të rilind.
Dëgjuar gjuhën e arbërit, madhështinë.
Kur dallga të dalë detit me vërtik.
Dritaren e shpirtit lërmani hapur.
Një jetë i kërusur, i heshtur pata mardhur.
Brixhilda Dede @ = 2023
KLITHMA SHPIRTI
Tej për tej tymit sterrë të zi,
ku tokë e zymtë kryqëzohet me re të verdhë.
Klithmë e fundit e kukuvajës si sirenë,
Kodrinave ngjyrë gri shuhet pa jetë.
Përtej, ku plagë dhimbjesh heshtin.
Sorra, zemra ëngjëjsh gërmojnë.
Nën qiell korbash gjithçka venitet,
Mbetur, pa shpresë, pa lot, pa Zot!
Rotull vjen bota si akrepat e orës.
Karmë e fatit, tek i zoti të çon.
Me stuhi gurësh nënë mjergull.
Agut të akullt, pa gdhirë gjëmëton.
Brixhilda Dede @= 2023
Shkruaj te Brixhilda Dede