Mburrem,
me gjithë fuqinë e pohoj
Jam Zeus
Gjyshi im,
Gjergj Kastriot
me përkrenaren e dhisë,
ka bere kala ne Kruje,
aty quhej Kron,
babaj i Zeusit
aty mbretëroj
Edhe gjyshi
I Zeusit ardhur nga qielli,
Tiranën adhuroj,
quhej Uran
emrin e tij
Tirana e gëzon
Zeusi
sunduesi i qiellit e tokës
nga mali i rrufeve,
në Dodone,
tempullin e tij e kishte
baba Tomor
Qiellin e gjyshave të mij,
prej 1600 vitesh para Krishtit
zotëroj,
tokat mi kanë marrë,
Zeusi nuk harron
Sunduesi i tokës, i qiellit
dhe i gjithë zotave
në ëndrrën time,
e në zemrën time,
ka tempull
qe diellin
A jam Atdhe
Ne se nuk jam
qofsha i pa lindur
Ne se nuk jam
e kam lindur
kurrë mos u rritsha
Ne se nuk jam
e jam rrite
kurrë mos u plaksha
Ne se nuk jam
e jam plake
e ithtë me ardhtë vdekja
Në se nuk jam
e kam vdeke
kurrë varr mos gjetsha