Nuk ndërtohet Atdheu me fjalë
As pa djersë e punë
E as duke vjedh
Gjithçka që atij i përket.
Për ta mbajtur popullin e vetë.
Atdheu ndërtohet me punë
Dhe pavarësia e tij
Mbrohet me pendë
Dhe pushkë
Ata që bien në mbrojtje të Atdheut
Quhen heronj, dëshmorë
Janë bijtë ma të nderuar të kombit tonë.
Heronjtë dhe dëshmorët
E flijojnë jetën
Për të mos vdekur kurrë
Gjithmonë jetojnë të gjallë
Në memorien e kombit tonë
Përmendoret e tyre
Ju shkëlqejnë përjetësisht
Në çdo cep të Atdheut
Nga Çamëria, Presheva
Ulqini, Mitrovica,
Shkupi, Tetova
Dhe e gjithandej
Ku e kanë folën Shqiponjat .