28 Nëntor, Festë dhe Reflektim?!

Kultura

28 Nëntor, Festë dhe Reflektim?!

Nga: Sami Mulaj, New Jersey, USA Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 09:22
Autori Sami Mulaj

Gëzuar!

Reflektim…?! Po, po Reflektim…Edhe kur trokasim gotat le të kujtohemi se Atdheu e Kombi nuk janë pronë e asnjë pushteti.. Kur bëhen të tillë quhet Pushtim…Ka edhe pushtime pa Çizme e spaleta të të huajve…kur tokat e pasuritë rrjepën e falen e kur populli merr arratinë…

ËNDRRA E KOMBIT NUK VDES

( Poezi )

U vra kombi ynë,

rob i diellit

nder zili e urrejtje fqinjësh

si buall u shtri gjere e gjate

Midis ujqish dhembe zgerdalle

prej vrerit te gjakut,

u mposht krenar plage marre

ndare në dysh,

prej dy kongreseve,

Berlin e Londër

në 1912,

vetmitar dhe i vogël

Dhunimin e tmerrshëm

edhe pas 110 vjetësh,

nuk e ka pare,

me flamur,

me dy flamuj e kujton,

dhunimin e turpshëm

e prape,

i vetëm,

e prape i ndare

Në ëndërr,

kombi ynë fyerjen nuk e ka pranuar,

shpirti i tij i dërmuar,

diellin e ka në damar

Dhe ëndrra nuk vdes,

edhe pse si hero

kombi im

ka ra

SMulaj,

Nendor 27, 2023

New Jersey, USA

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat