Ne dikur si nxënës
Kemi pasur obligim
Atë çka kemi lexuar
Ta paraqesim me shkrim
Tashti askuj s,i intereson
Për botime të reja
E aq më pak çka shkruajnë
Qosja dhe Kadareja
Po ta pyesish një maturant
Kush ishte Homeri
Pa menduar fare përgjigjet
Njëfarë rokisti a reperi
Po në Letërsinë Shqipe
Cka është " Meshari"
Nuk e di autorin
Por vetëm": Eshtë i pari"
Kryefja dhe kallëzuesi
Nuk i di në gramatikë
Kur shkruajnë dicka
Pa prejse e pa pikë
Ne i themi vetes
Nxënës bashkëkohorë
Të marrim nota të mira
Pa prekur libra me dorë
Kjo farë PISA evropiane
Nuk na i prishë punët fare
Ne të i rradhisim pesat
Te profesorët dhe në ditarë