Ky vëllim poetik të lëmon ndjesitë më të thella njerëzore
për t‟i bërë më të shndritshme, për të çelur udhë të reja tek
vlera e dashurisë, tokës, mendjes dhe vyrtytit. Ajo s‟të lë
varur nëpër degë por të zbret në rrënjë dhe të ushqen indet e
lirisë, të lë të trazuar në kohë të qeta dhe të vë kreshtë
lavdinë e atdheut. I ka të lidhura brinjët e fjalës në shtyllë të
vetmohimit dhe ëndërrës, bie edhe në kapërcjell të durimit
dhe të sakrificës së trimave, të gjakut dhe të besës po aq sa
shuhet e ringrihet në sytë e asaj… Poezia e autorit gumëzhin
përjetime të turmave dhe individuale, ka përfaqësim dhe
identitet, ka qendrën e botës dhe botën në një lot dashurie. I
tjerr të gjitha me një dorë të vrazhdë dhe shpesh fëmije për
një këngë atdheu që e valëvit malli. Ai nuk e cungon askund
atë çka e ndjen edhe në ato këndet e veta që askush nuk
mbërrin dhe po vetë nuk kërkon vegë me e kap njeriun po e
përcjell krejt lehtë lutjen për të shkuar më shumë drejt të
mirës që të mban gjatë. Nuk ulet të pushoj në asnjë muaj të
pafundëm që nuk e sjell gëzimin, ai furishëm niset e nuk e
njeh kthimin pas, veçse në vendlindje. Kjo poezi ka
përmbajtje të gjërë dhe mesazhe që vijnë si lidhje e
pandashme në të gjithë vëllimin, i cili ngjyen në asht fuqinë e
unicitetit. Kjo marrëdhënie kujtimesh dhe mendimesh nëpër
vargje të jep mundësinë të ngjitesh në ndjesi të veçanta që të
mbajnë varur në lartësi muze. Është e gjithë membrama
poetike që i mbështjell në një poezitë, vullneti për të dashur
lirinë e ëndërrës të cilën e përkund panda djepi i autorit.