Epigram
-Di të bësh mur?
-Jo!
-Di zanatin hidraulik?
-Jo!
-Di të shtrosh pllaka?
-Jo!
-Di të bësh instalime elektrike?
-Jo!
-Di të lyesh me bojë?
-Jo!
-Di të vësh tjegulla në çati?
-Jo!
-Di ndonjë nga zanatet: marangoz, rrobaqepës, këpucar, kuzhinier? Di të rregullosh televizorë, frigoriferë, celularë, kompjutera, kondicionerë...
-Jo, jo, jo...!
-Atëherë, merr këtë lopatë e këtë kazmë,
dhe gërmo kanale, gërmo, gërmo, gërmo!