Dole guximshëm para auditorit
Përcjellur nga hipokrizia
E rendit të parë
Nga kendi të përcillte
Një shikim malli
E mendje e brengosur
Piano ishte zëri yt
Mallëngjim prindëror
Ekzekutoje me zemër të qarë
Nga termeti shpirtëror.
LAJ FYTYREN ME LOT E MIJ
Mbesës time
Tash katër vjet
Zgjohem në mëgjes
Sikur flasim
Unë e Ti
Luajmë, shkruajmë e lexojmë
Ngjyrosim, vizatojmë e
E recitojmë.
Ti vallëzon “Bareshën”e Nexhmijes
Unë qeshem nga gëzim
Në fund aplaudojë
Ti luan leksionin e Baletit
E vazhdimisht më thua:
Gjysh shikom!
Ti hidhesh në përmasa
Përdrishesh
E lodhur përshëndet
Unë prap duartrokas
Laj fytyrën me lotë e mi.
Në piano
Deklamon
Shikon në pentagram
Me fuqi ritmi
Shpërdan gishtrinjët
Me mimikë fytyre
Gjestikualcion
Shpreh mall e gëzim
E unë
Laj fytyrën
Me lot e mi.