Jam diku n'thellësi t'dheut t'Kosovës
Thrras me aq fuqi sa me ka mbetur.
Aty pari kalojnë ca karvanë
Por as kush nuk me dëgjon.!
Vazhdoj përseri t'thrras
Edhe pse nuk me dëgjon as kush
Me duhet t'ju thëm
Atyre që kanë mbetur gjallë pas luftës
Se 99-tës
Ruane Lirinë
Sepse për fitorën e saj
Është derdhur
Një oqean gjak.
Nga bijtë ma t'qmuar
T'kombit tonë t'lasht.
Politikanët tanë
Janë nën ndikimin e rrenave
Serbia nuk ka ndryshuar
Është po ajo e njêjta
E Millosheviqit
Kasapit t'Ballkanit
Natë e ditë orvatet
Për ta rikolonizuar Kosovën
Për mes asociacionit
Kjo mbetet e vetmja arsye
Që Serbia refuzon pranimin
E shtetêsisë Kosovës
Duke i refuzuar
Edhe thirrjet e Evropës.