E rëndë/ Aktorja e njohur i jep fund jetës duke u hedhur në lumë

Kultura

E rëndë/ Aktorja e njohur i jep fund jetës duke u hedhur në lumë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:29
Emmanuelle Debever

Aktorja e njohur Emmanuelle Debever ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Lajmi u njoftua nga profili në “twitter” tashmë “X” i Institutit Kombëtar Audioviziv.

Sipas mediave të huaja, thuhet se Debever ka vrarë veten duke u hedhur në lumin Seine në të njëjtën ditë u transmetua një dokumentar mbi akuzat për sulm seksual ndaj aktorit francez Gerard Depardieu.

Ajo bëri bujë me denoncimin ndaj aktorit të famshëm për abuzim në xhirimet e filmit “Danton’, megjithëse ai ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

Disa ditë më parë nga Hélène Darras erdhën akuza të tjera kundër aktorit, përmes së cilave ajo pertendon se aktori e sulmoi seksualisht në xhirimet e filmit “Disc” të vitit 2007-të. Ndërkohë edhe aktorja Charlotte Arnould paraqiti një ankesë duke e akuzuar aktorin për përdhunim. Çështja e Arnould aktualisht po shqyrtohet në gjykatë.

Ai më pa sikur të isha një copë mishi. Kisha veshur një fustan shumë të ngushtë, që ishte kostumi i rolit dhe ai mu afrua më pranë dhe më kaloi dorën në ije dhe të pasmet e mia”, tha ndër të tjera Darras në intervistën e saj, teksa shtoi se nuk e raportoi skandalin nga frika se mos i pritej karriera në të ardhmen. “Nuk kisha mbaruar as shkollën e teatrit. Doja shumë të bëhesha aktore dhe nuk doja të futesha në listën e zezë në moshën 26 vjeçare,” tha ajo për “Complément d’enquête”.

Nga ana tjetër Depardieu mohoi kategorikisht të gjitha akuzat për sulme seksuale dhe keqtrajtime të grave me të cilat është përballur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat