Sot po shkruaj për familjen time
Më e çmuara nga gjithçka që më rrethon
Një jetë plot sfida ndër rrugëtime
Rubini dhe në errësirë ndriçon.
Po shkruaj për Fatmiren, bashkëshorten
time
Një jetë me mua në të mira e vështirësi
Jetë e bekuar ndër vorbulla intime
Më ke falur shpresë dhe shumë dashuri.
S’të kam futur në asnjë strofë e varg
Por të çmoj fort, për mua je thesar
Rrjedhat, me baticë nuk na mposhtën dot
Për mirësi, ndër ne, ti je e parë.
Drini, im bir, është i yni bekim
Inxhinier i zoti, i përkushtuar
Të dua pa fund, të kam shpirt, biri im
Ti je gjithçka që në jetë kam kërkuar.
Matlida, vajza e madhe është brilante
E mban babanë dhe mamanë me pekule
Jeta rrjedh në shtretër të vështirë
Ti kurrë në rrugëtim nuk u përule.
Rea dhe Ajna, dy mbesat yje
Stoli e vatrës sonë familjare
Kur i merr për dore, sa të ka hije
Të duam pa masë, vajza jonë e madhe.
Matilda është vajza ime e vogël
Krenare më ka bërë në çdo hap
Gjithçka që prek me dorë e bën këngë
Me punë e përkushtim hap çdo prag.
Livi, vajza e saj dhjetëmuajshe
Është një engjëll, mrekulli bote
Gjyshi e përkëdhel me gjuhë miturishte
Oh, gjuhë e vjetër, sa moshë e kësaj toke…
Fëmijë të mi, mbesa plot shkëlqim
Ju jeni perla, jeni vetë bota
Çdo çast me ju për mua është bekim
Do ecim së bashku çdo stinë, ndër epoka…