Nëna ime e dashur
Kosovē ti je për mua
Toka ime e shtrejtë dhe e shenjtë
e të parëve gjyshërve e stërgjyshërve t'mi
Ti je ideali im i kahmotshëm i ëndrrave t'mija
Tē pa realizuara shekuj me radhë...
Ti je Hëna,që ndritë çdo natë
Je dijelli që shkëlqen e rrezaton çdo ditë
Dhe e nxenë këtë tokë të larë me gjak
Je zemër, je mendje, je shpirt e tru
Je gjithçka e lidhur ngusht për kokën e tokën
Bashkë me ty Kosovë
qëndron dhe Shqipërija
Seç tu tret ty moj Shqipe
N'kurbet kjo rinija...
N'kurbet është e tretur
por jo, dhe e vdekur
Një ditë do t'ipet kushtrimi
dhe për çlirimin tënd
do t'bëhët betimi
Do të betohën njërëzit, trimat tanë
për tē shtrenjëtin tonë Atëdhe
Siç na mësoi trimi yni
Gjergj Kastrioti- Legjendari Skenderbe
Nëna ime e dashur
për ty do të merrët haku
Toka ime e shtrenjtë dhe e shenjtë
Toka ime e dashur dhe e pasur
Po të vie AGU..!