I ngjyruar me ngjyrat e qiellit t’im
Me ato trajta ashtu siq i dua unë,
Je më mjalta e kësaj bote që më ik
Nga kopshti më i shtrenjtë e magjik.
Shputat e tua të buta nëpër mua kalojnë
Kofinin e vjelur e të thatë kush ta premtoi,
Sa herë vjen e shkon mallin po ma shton
Si një prush i vokët po mi shterr lotët.
Të mbajë gjithnjë në rrjetat e mia të shpirtit
Zëri i yt i ëmbël më ngatërrohet në telat e hollë,
Të përndjekin erërat si zogjtë në shtegëtime
Por ti, o, biri im mos e trashëgofsh etjen time.