Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbajë të hënën nga ora 13:00 ceremoninë e ndarjes së çmimeve për dramat fituese "Katarina Josipi" për vitin 2023.
Çmimi i parë për dramën origjinale shqipe ‘’Katarina Josipi’’ do t’i ndahet dramës “Gërrdia”, shifra ‘’Pamuk’’, me autor Astrit Kabashi.
Çmimi i dytë për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” i ndahet dramës “Uellsi ka një mbret”, shifra “Cardiff”, me autor Jeton Neziraj.
Ndërsa çmimi i tretë i ndahet dramës “Marshi i hijeve të diellit”, shifra “Kokëçarja”, autor Florent Kurtalani, njofton MKRS-ja në një komunikatë për media.
Ndryshe, çmimi për dramën origjinale shqipe që ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,mban emrin e pionieres së aktrimit në Kosovë, Katarina Josipi.