Ai ka publikuar mjaft projekte muzikore gjatë tërë vitit, e natyrisht se nuk kishte si të mos sillte edhe një super këngë në festën e madhe të shqiptarëve.
Ky është artisti Bekim Ibrahimi i cili kishte menduar mirë që nga titulli " Flamuri më i bukur në botë" e deri te interpretimi dhe klipi mjaft i përshtatur.
Kënga është krijuar me tekst dhe muzikë nga vetë artisti, me orkestrim dhe masterizim nga Endrit Shani dhe video mjaft e bukur realizuar nga "Artfabe" Fazli Berisha.
Në klip shihet edhe Ansambli "Haziz Ndreu" me koreografi nga Avni Ndreu, ndërsa është xhiruar te Shtatorja "Nënë Shqipëri" në Tiranë e sponsor nga Swissmusik.
Këngën të cilën e gjeni në kanalin muzikor po pritet mjaft mirë duke marrë edhe komente pozitive dhe duke qenë Bekimi mjaft i kërkuar në mediat televizive.BS