Pasi e humbën pushtetin
Janë tërbuar
Sepse ju është
Shterur xhepi.
Dhe i kanë humbur
Totalisht shpresat
Se mund t'iu kthehen përsëri
Posteve t' shtetit.
Këta t' gjorë
Kur ishin n ‘pushtet
Gjepat plotë
Revolet n' brez.
Pasi ranë nga pushteti
Atë që qytetarët
E morën vesh
Këta t ‘shkretë
Revolet me shurdhues
Me paratë e qytetarëve
I kishin blerë
Ngado që shkonin
Me krenari i mbanin n' brez.
Hajnat pasi mbetën pa pushtet
Nuk kanë si t ‘ndihen rehat
N ‘çdo seancë t ‘parlamentit
Piskasin kërkojnë pushtet
Xhepat u janë shterur
Kanë mbetur pa as një lek
Vilat t ‘cilat i ndërtuan
N' Brezivicë, Prevallë
N ‘bregdet dhe n ‘bjeshkë t ‘Rugovës
Kur ishin n ‘pushtet
E kanë shumë t ‘vështirë
Për t'i mirëmbajtur pa lekë.
Prandaj nuk lënë gur pa rrokullisur
Për t'ju kthyer përsëri pushtetit
Për t'i mbushur gjepat për veti.