Për të gjithë SHQIPTARËT, kudo ku janë

Kultura

Për të gjithë SHQIPTARËT, kudo ku janë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:28
Autori Xhelal Hoxha

Urime e gëzuar, Krishtlindjet dhe këtë vit të ri

Ndërsa për ty, n’veçanti një testament, Shqipëri!

Shqipëri ejona, Shqipëri...

Ti ejona je, më e ëmbla, më e mira, ndër të gjitha vendet tjerat, Shqipëri

Gjithmonë jetuam, luftuam, u burgosëm, u dogjëm dhe u poqëm

Ku të zitë e ullirit, në burgje, luftëra, përndjekje-golgotë, ne i hoqëm!

Gjithashtu, na copëtuan, na cunguan, asgjësuan, dhe gati sa s’u tjetërsuam

Ndonëse, po shkrihemi, shterohemi dita, ditës, për ty e në ty!

Ne sa të jemi t’gjallë, e gjersa t’jetojmë, për ty e në ty dotë punojmë...

Deri sa të jemi, por edhe mos të jemi më n’këtë jetë

Edhe të vdekur dhe n’varre do të mendojmë e kujtojmë!

Që të gjithë një ditë dotë largohemi nga kjo botë, dhe do vdesim!

Testameti ynë është e do të jetë: Sytë qelë do të na mbesin;

Nëse me Kosovën e popullin e saj, nuk dotë bashkojmë!

Me ty e për ty gjithmonë, do të punojmë e mbi jetojmë...

Shqipëri je e vetmja lule jona, e qelur dhe ndritura, Shqipëri:

Të gjithë dotë jetojmë, dhe  një ditë do të vdesim te ti !
Xh.H.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat