Sëcila ditë i ngjanë lindjes
Së një fëmije në mes nesh,
Që po sa lind e i qel sytë
Të shikon ëmbël e buzëqsh.
Sëcila ditë është dritë në sy
Një udhëtim me ëndërra plot,
Herë hapën krihet në përqafim
Herë mbyllën sytë në harrim.
Sëcila ditë kallet në etjet e saj
Lutjet falen për pak shi, pa vajë
Tundet jeta nga valët e veta
Nga çmenduria e garave me raketa.
Sëcila ditë i qel e i shkund lulet e veta
Duke e urryer njëra-tjetrën të dehura,
Sikur me substancën e vet bota po abuzon
Ditën e varros diellin e natën hënën e vajton.