Legjenda urbane e bërë realitet

Kultura

Legjenda urbane e bërë realitet

Nga: Sami Shatri Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:07
Sami Shatri

-Për ata që e kanë përjetuar dhe nuk kanë harruar;

-Për ata që se kanë përjetuar (nuk kanë qenë të lindur në atë kohë) dhe

-Për ata që e kanë përjetuar dhe kanë harruar, apo shtiren që kanë harruar (Zoti i marroftë)!

Na ishte dikur një legjend urbane që dëgjohej nëpër çdo cep të Kosovës, si në: kafene, çajtore, oda, ahengje të ndryshme, të pame etj.

Ishin vitet e 90-ta, me pushtetin serb shqiptarët siç thotë një fjalë e popullit, veç kishin ndarë "shapin nga sheqeri", njëherë e mirë. Shqiptarët punonin me planprogramet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nuk i pranonin planet e dhunshme të pushtetit okupues serb.

Presidenti i atëhershëm i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, udhëtonte shpesh tej oqeanit, në Amerikën mike dhe poashtu mbante kontakte të mira me Papa Xhon Palin II, në Vatikan.

Sistemi i brishtë arsimor, ishte goditë rëndë nga Serbia, sikurse çdo segment tjetër i jetës në Kosovë.

Në vitin 1991/92, përsoneli arsimor i të gjitha niveleve punonte pa paga, vetëm e vetëm për të mbajt gjallë shkollën shqipe.

Shumë intelektual, profesor, inxhinier, ekonomist etj. kishin mbetë pa punë dhe ekzistencën e siguronin duke kryer gjithfarë punësh, të vinte për të qajt, kur takoje profesor duke shitë qese plastike në tregun e gjelbërt.

Së pari mbanim mësim nëpër lagje të ndryshme në shtëpitë shkolla, të lëshuara vullnetarisht nga qytetarët, më vonë disa shkolla kishin arrit të organizoheshin që mësimin ta mbanin në një objekt të vetëm, shtëpi-shkollë, siç ishte edhe shkolla "Gjin Gazulli" ku punoja edhe unë.

Në çdo kohë, në secilën shtëpi-shkollë, përsoneli arsimor ishte i survijuar nga policija serbe dhe mercenarët shipeca.

Shpesh mblidheshim, pinim çaj në çajtore (sepse ishte produkti më i lirë), dëgjonim dhe bënim shumë biseda në lidhje me situatën politike të asaj kohe.

Kujtoi, kur Dr.Rugova u takua me Papën, me 11 mars, të vitit 1993, vizitë e cila u bë pasi Presidenti u kthye nga vizita që bëri në SHBA, në shkurt të po këti viti, të gjithë i kometonin këto vizita. Në atë kohë flitej, Citoi në gjuhën e popullit:

"Në vend të shkollës "Xhevdet Doda" do të ndërtohet një Katedrale e bukur, në këmbim të Pavarësis së Kosovës, si shenjë falenderimi".

Çka thonin mileti në atë kohë për këtë, legjendë urbane:

- Pjesa dërmuese e popullit që ishin lodhë shumë nga zullumet e shkaut dhe varfëria e skajshme, thonin "veç le të largohet shkau se oborrin e shtëpis po e jap për katedrale"

- Një pjesë e vogël që kishin filluar të infektoheshin me virusin e islamizmit ekstrem, kryesisht që ishin kthyer nga studimet nga vendet arabe, thonin "Ai kaurri ka shkue te Papa, ka ndërruar fenë dhe emërin, është bërë katolik" (në atë kohë ka qenë në skenë fjala "muxhahidinë").

- një pjesë tjetër, akoma më e vogël, thonin "kuku çka na bënë, na prishen vllaznim-bashkimin, pse nuk po i pranojn planet e Serbisë, na i morën fëmijët në qafë"

Mos të harrojmë, ka pasë mësimdhënës që i ka pranuar planet e armikut dhe ka dhënë mësim në paralelet serbe, janë të njohur me emra e mbiemra! Ndoshta ndonjëri prej tyre, pas lufte ka qenë edhe pjesë e pushtetit!

Ky shkrim, ka për qëllim t'i rikujtoi opinionit dhe gjithë atyre që sot flasin edhe publikisht, se pse është ndërtuar kjo katedrale dhe gjithë atyre që janë ankuar shumë se pse përballë nuk është ndërtuar xhamia, si gjithmonë duke manipuluar me shifra fetare.

Duhet të gjithë ta dinë dhe mos të harrojnë, ajo katedrale është shumë më shumë se katedrale, aty janë skicuar themelet e Pavarësisë së shtetit, ku pastaj ky shtet është jetësuar me gjakun e dëshmorëve, UÇK-në, NATON e mbi të gjitha me sakrificën e popullit liridashës, së paku nga viti 1945!

Duhet pranuar, Dr.Ibrahim Rugova, ka qenë vizionar, ka ditë në cilën derë duhet trokitur, për të kryer punë.

Boshnjakët, kishin një lider shumë patriot dhe të drejtë, por mjerisht ai nuk ishte vizionar, ai u orientua andej kah nuk kishte fare dobi dhe pasojat qenë katastrofale. Kot troket te varrezat, aty gjen vetëm mbetje mortore ...

Pra sot, pas 33 viteve mund të themi:

Legjenda urbane që dikur e dëshironim aq shumë u bë realitet, Pavarësia u jetësua e Katedralja u ndërtua, por mjerisht pak i'a dimë vlerën.

Dijetari Austriak Leo Freundlich, pat thënë:

Shqiptarët e kanë kujtesën e shkurtër, aq të shkurtër sa që xhelatët e tyre i thërrasin miq pas një kohe

Si duket nuk ka gabuar, mjerisht...

Mos harroni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat