Nata e një stine dimërake
Po rrëzohet,
E nesërmja
Si drenushë e hutuar
Afrohet.
Dritat në bredha
Në oborr
Në gozhdë
Mbi dërrasa Krishtuar.
Bredhat e munguar
Nëpër pyje
Erdhën këtu
U ndezën
Me drita
Yje…
Nata rrëzohet
Në Gazë
Kiev,
Në arka prej dërrase bredhi
Ngucen bombat
Si çakërqejf…
Oh mos,
Lerini ato bomba
Ju të pashpirtë,
Ta gëzojnë këtë bredh
Me drita të ëmbla
Fëmijët
E Gazës,
Kievit,
Fëmijët
Të mos kryqëzohen
Në bombat e tmerrit…
Po të lumturohen
Nën dritat e bredhit.