Diçka që ecën e shkon, nuk kthehet tjetër
Koha do na i vjedh gëzimet e hidhërimet,
Do na i merr me vete dhe sikur do na tretën
Gjithçka nuk fashitet, diçka n’rrënoja mbetën.
Në mbylljen dhe hapjen e derës n’prag t’saj
Në kopshtin e botës me pak gaz e shumë vajë,
Do na tremben kujtimet nga lojrat e frikshme
Rrugëve pa gjelbërime dhe të neveritshme…
Mos të lutem edhe n’prag të ndërrim motmotit
Dridhen zemrat e fëmijëve me mpiksjen e lotit,
Atje në Palestinën e kallur flakë dhe në Ukrainë
N’rreth të vallës së këtyre festave «lufta» prinë.
Atje largë errësohet qielli, dielli e hëna mbulohen
Dhe hija kthehet e dendur me hijerëndën e saj,
As këtu afër në ballin tim nuk ka dritë të dëlirë
Dhe sytë e botës janë vërbuar që s’ shohin mirë.