Mora rrugë hiç pa vizë
Me gëzime dhe me mund
Duke dëgjuar këngë shqipe
Rashë në radar, në Dortmund
Më fal i nderuari polic
Këtu jam për herë të parë
Ndoshta ju nuk e dini
Jam djali deputetit kosovar
Nuk po e kontestoj fare
Vërtet djali i kujt jeni
Deri sa ta paguani gjobën
Pasaportën te unë e keni