Kur sëmuret gruaja, terri më shpejt na vjen
Burri zbehet bash si dushku në gem
Buzagazi në fytyrë si ngricë ngrin
Ofshan flet me vete e ç‘të bëjë nuk di
Sillet rreth dhomës i heshtur pa zhurmë
Dhoma është bërë akull nga nxehtësia
Ballit i shtohet sa shpejt një rrudhë
Është koha kur shkon me vrap rinia.
Në farmaci shkon me trok kali për ilaçe
Sikur ka në supe tregullat e çatisë
Harron libër e gazetë, lule dhe kafe
Mendon për vitet e tij të pleqërisë
Grua a do çaj apo qumësht të ngrohtë
Në shoqëri me ty do e e pi edhe vetë
Gruaja në shtrat symbyllur pak rënkon
Jo, s‘dua asgjë po, të lutem, më lër të qetë.
Na iku si biletë pa kthim lumturia
Si përroi në lumë e lumi i vrullshëm në det.
Si anija në oqean ku të deh kaltërsia
Dhe erërat e shtrëngatat e fundosin vetë.
Burrit i ngushtohen rrugët e ç’të bëjë nuk di?
Kërkon forcën e kreshnikut ta ketë në duar
Grua, e ç’ka s’do të jepja të të shihja më mirë
E vetëm unë e di se sa kam për të gëzuar.