Ja filloi dasma,gëzimi në çdo anë u nisë
Për dhëndër e nuse me fat e dashuri
Për hair edhe për ty, o i zoti i shtëpisë
Që t’ju sjellë mbarësi, t’ju sjellë të mira e dobi
Që t’keni të gjithë familja, trashigim e lumturi!
Me hare hijeshi, këngë, muzikë e valle...
Të këndojmë e të luajmë unikat si në një
Që t’largojmë nga ne; brenga, vështirësi e halle
Në sallën e mbushur me musafir, shokë e miqësi
Filluam bisedën për dasmën me shumë krushqi
Duke vallëzuar e kënduar rreth e rrotull...
N’dasmën tonë sonte, ku vendi ka hijeshi
“Ku thonë dasmorët:Për çudi sa shumë mrekulli!”
Duke u kënaqur shpirtrisht e krejt duke u shkri
Me raki rrushi, verë e birra, bashkë tu pi...
Dhe duke u shiquar t’përqafuar, nuse e dhëndër
me faqe të skuqura, me njëri-tjetrin, e sy më sy...
Filloi dasma me këngën, o hajde nuse hajde...
Me fustan e vello të bardhë
Me dhëndrrin kapur dorë për dore:
O mirë se na keni ardhë!
Dasmorët së bashku duke ju uruar
Paçit lumturi, fat, dashuri e trashigimi
Për ju do të luajmë e këndojmë, derisa t’na vie mëngjesi
Në dasmën me hijeshi, këngëtar, familje e shoqëri
Duke lidhur n’mes veti kurorën e besën, deri sa të vdesin...
Dhimbja jonë e pa shuar, me emër e quajtur dashuri
Për të shenjtëruar e shijuar; të shtenjtën, gjithësi e përjetsi...
Ku dhëndrri me nusen përqafohen e puthen pa u nda
Dhe duke i thënë njëri- tjetrit:
Shpresa ime e vetme dhe përjetshmja, më je Ti!