Viti i Ri, po ecën
Lirshëm pa ndalesa,
Mediat e Luginës...
Janë me dy adresa.
Të parën prej kohësh
E kanë në Beograd,
Kurse këtë të dytën
Në Prishtinë, me fat!
Kanë dhe një tjetër
Për aq sa e lyp puna,
Kur e humbin rrugën
Kthehen në komuna.
Disa nga gazetarët
E them pa rezervë,
Me një fjalë e japin
Kaun për konservë.
Joshen pas parasë
Kasnecë dhe telallë,
Fondet që i marrin
Nuk i kanë hallall.
Me këto përfitime
Këta zëra publikë,
Do t’i bien daulles
Me valle e muzikë!
Kjo vegël muzikore
Me dy pëlhura top,
Njëra dorë me guxhë
E tjetra me shkop.
Me nder, ku mbetet,
Misioni i gazetarisë?
Bukur e thotë populli:
- Luja guxhën daullxhisë!