Nuk e di ku jam ?!
Jam larg!
Atje ku mjegulla
Mendjen më trubullon
Dhe dielli trupin
Nuk më ngroh
Sikur t'isha n'atedheun tim
Kosovën Martire
T'cilën pa dëshirë e pata lënë.
Jam larg
Atje ku ujë nuk pihet
Por çdo ditë blihet
Jo si ujë i Kosovës
I ftohët dhe i bardhë
Si kristali
Që del nga thellësia
E tokës së bekuar
Nga zoti Ilirëve
N'kohën e Paleolitit
Me mijëra e mijëra vjet
Para lindjes së JEZU KRISHTIT.
Jam larg!
Nuk e di ku jam?!
N'një vend
Ku bjeshkët
Shtrihen n'rrafshulta
Jo si n'Kosovë
T'larta
Mbi t'cilat fluturojnë shqiponjatë
Duke e përshëndetur
Kosovën
Tokën e lashtë
Në t'cilën popullata e saj
Gjithmonë ka folur shqip
Edhe atëherë
Kur n'këto anë
Nuk kishte as një tjetër fis
Përveç Dardanë, Pellazgë dhe Ilirë
Jam larg!
Nuk e di ku jam?!
Nuk e di as kush?!
Dhe as kur?!
Me ka sjellkur n'këto anë
Shpesh n'ëndërr
Me shtihen bukuritë magjepse t'Kosovës
Vendlindja ime
Lojratë e fëmijërisë
Lahuta e Gjyshit plak
E mjekërr bardhë
Me t'cilën u këndonte kreshnikëve
T'cilët me shpatë e mozdrak
Mbronin tokën e Dardanisë
Nga armiqtë e huaj dikur
T'cilët historikisht
E kanë lakmuar
Dardanin tokën tonë t'art.
Me kujtohet si sot!
Kur gjyshi plak me thoshte:
"Biro vendin e huaj ta lovdrofshin
E mos shkosh
Atje fjala nuk t'ka efekt
Sepse guri më rëndë
Peshon n'vend t'vetë.