Plaku mantilkaltër e mjekërr të bardhë,
Me sy të vet e pa tragjedinë e popullit shqiptarë.
E pa Reçakun e përgjakur me t’vrarë e t’masakruar,
Nga bishat e egra serbe nga ajo farsë e mallkuar.
Fjalët e plakut mantilkaltër jehuan në tërë botën e qytetërimit
Një popull i pa fajshëm ndodhet i pa mbrojtur dhe para asgjesimit
Duke e ndalur vajin, shpresa për të ardhmën duke bëluar
Me dhjetra masakra të tjera edhe Reçakun, duke kujtuar,
Që s’duhet harruar edhe gjithë miqtë e dashur ndërkombëtar
Sikur edhe Wiliam Walkerin, mikun e madh t’popullit shqiptar.