Nuk do harrohet
17 janari famkeq,
Ajo flaka e muzgut
Nga dora e mallkuar,
Që shkrepi mbi tre kolosët
E Kombit dhe demokracisë,
Në Untergruppenbach
Në një fshat të Gjermanisë.
T’përndjekur e t’përgjuar
Kudo nga agjenturat serbe,
Edhe pse dikund largë
Në zemër t’përëndimit,
Tre kolosët sy shqiponjë
Si tre vëllezër të betuar
Për komb e flamur
N’gjuhën e bukur të Naimit.
Sa herë zbresin agimet
E janarit të ftohtë,
Shpërthen diçka brenda
Si një vullkan i ngroht,
Dhe nëntoka hap gjoksin
Nxjerr t’vërtetat n’shesh,
Gjakpirës e gjakprishur
S’do ngadhnjejnë n’mes nesh.