Ishte kohë e bashkimt,
përballë armikut,
një doktor shkence në Prishtinë,
me një karatis truproje,
formoi pushtetin paralel,
dhe luftonte për lirinë e Kosovês!
Rugova me shall rreth qafe,
shtatin si bajrak, qëndronte
në Prishtinë ball hapur me popull,
se truproje përkrah e kishte karatistin Xhevat!
Prishtina ishte e rrethua nga milica
dhe ushtria e armikut në çdo anë,
Rugova me Xhevat Makollin karatist,
qëndronte me kokë lart, si t'i kishte,
përrreth tij dyqind mijë ushtarë shqiptarë!
Xhevat Makolli, krahet si shqiponjë,
përkrah Presidentit të Dardanisë,
as armiku, as tradhëtarët s' guxoni
nga Xhevati as m' shikuar
e kurrësesi për t'i fol!
Sa shumë e donte Rugova Xhevatin,
kur e vizitonte në Zyre Xhevati,
Rugova në anën tjetrën të tavolinës,
duke buzëqeshur u ngrite në këmbë,
Ia zgjaste dorën Xhevatit për t'i fol,
Xhevati në anën tjetër ia qiste dorën n' krah,
të lumt ne për presidentin tonë!
Unë ty të mbroi presidenti ynë,
me forcë e para veç puno ti
me miqtë tu ndërkombëtar,
ta çlirojmë Kosovën,
nga këta armiq barbarë,
që n'tokën dardane me dekada,
mbollen varre e vaj!