Kori i Filharmonisë së Kosovës sonte do të koncertojë në Tiranë.
Në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, kori do të interpretojë vepra nga kompozitorë vendor e ndërkombëtar.
“Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur kosovare Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads”, ka njoftuar Filharmonia.
Ky koncert organizohet në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.