Ai

Kultura

Ai

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:46
Ismail Gashi Sllovia

Ai deshi një copë diell

Një copë tokë

bukë e ujë

Që aty të jetojë

Fatin e lidhi me të gjithë

Ai deshi të jetë mik

Të jetë Zot për vedi

Ai jetoi me nënën

Kërkoi liri shpirti

Tjetri shtrydhi gurin

Trusi gryken e topit

Mbylli jetën

Nëna i Tha;

Nëse vritesh bir

Plumbi në shpinë

mos të zë

Atij tregoi ballin

Gjoksin

Por

Mos vrajë

E mos vrit

Me plumb-shpine kurrë

Ai nuk ishte nënkëmbëz

Ishte urë e gurë

Ai u bë përmendore

I vdekur flet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat